E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rënie gurësh në rrugën nacionale Skuraj-Burrel, probleme edhe në rrugën e Arbrit

Era e fortë dhe shiu i dendur gjatë orëve të natës së kaluar kanë krijuar probleme në rrugët nacionale të Qarkut Dibër.

Gurë dhe shkëmbinj të shumtë ranë në rrugën nacionale Skuraj – Burrel duke bllokuar qarkullimin në segmentin e Shkopetit.

Reklamë

Drejtuesit e mjeteve të vogla janë përballur me befasi në orët e para të mëngjesit ku është dashur të qëndrojnë për rreth 1 orë të bllokuar për shkak të gurëve të mëdhenj.

Qarkullimi është normalizuar pas ndërhyrjes së firmës mirëmbajtëse e cila ka bërë të mundur largimin e gurëve nga rruga.

Shembje gurësh dhe probleme me qarkullimin e automjeteve pati edhe në rrugën e Arbrit, në bypassin e Murrizit dhe në segmentin e fshatit Plan i Bardhë të Klosit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë