Euro këto ditë ka prekur nivelet e saj më të ulëta ndonjëherë dhe po këmbehet me 114.8 lekë. Por kur po përballemi me një inflacion të lartë, nënçmimi i monedhës europiane për ekonominë shqiptare është një lajm i mirë, pasi do të thotë se mallrat e importit, që tregtohen kryesisht në euro, kushtojnë më lirë.

 

Të njëjtën gjë pohoi edhe eksperti i ekonomisë Olti Rrumbullaku.

 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në Vizion Plus ai tha se gjatë muajt shkurt-mars të vitit të ardhshëm, do të kemi një ulje të çmimeve të tregut.

 

Ndërsa rënien e euros, ai e sheh me ardhjen e emigrantëve.

 

Bëhet fjalë për një situatë ku fluksi i euros është më i lartë sesa ato që dalin. Kompanitë energjitike nuk po blejnë euro  për shkakë të reshjeve të shiut.

 

Kërkesa në balancë është më e vogël për euron.

 

Në përfundim të periudhës 1 vjeçare të luftës do të hyjmë në një cikël të ri inflancioni. Ajo që thuhet që muaji shkurt dhe mars mund tëkemi një stabilizim të çmimeve.

 

Ne e dmë që rritja e çmimeve është e menjëhershme, ndërsa ulja merr kohë sepse përshtaten me koston e jetesës. Këto e bëjnë të vëshirë kthimin mbrapa. Nuk e shoh një kthim mvrapa por një zbehje të lehtë”, tha Rrumbullaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *