Forcat Renea u përfshinë në një shkëmbim zjarri mëngjesin e kësaj të shtune gjatë një operacioni që ndërmorrën për arrestimin e një të shumëkërkuari.

Operacioni u zhvillua rreth orës 07:05 ne fshatin Hoshtimë në Vlorë, ndërsa gjatë shkëmbimit te zjarrit mbeti i plagosur Xhevahir Jonuzi, i cili ishte shpallur ne kërkim.

47 vjeçari, pasi vuri re uniformat blu që rrethuan banesën, doli jashtë me një pistoletë në dorë dhe ne tentative për tu larguar hapi zjarr në drejtim të forcave Renea. Nga shkëmbimi i zjarrit, ai vjeçari mori një plumb në këmbë.

Pas dhënies së ndihmës së parë, nën masa të rrepta sigurie Jonuzi u transportua për në spitalin e Vlorës, ku mori ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Xhevahir Jonuzi është nje person me rrezikshëmri të lartë shoqërore. Ai është dënuar nga gjykata e vlorës me 25 vite burg për vrasjen e dy personave ne vitin 1999.

Por edhe pse ndodhej ne arrati e nw kwrkim, si njw nga personat mw tw rrezikshwm, ai vijonte merrej me veprimtari kriminale. Në  2018 po e njëjta gjykate e dënoi atw me burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *