E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

RENEA filmoi vrasjen, “Kaçifa qëlloi negociatorin, ndaj u ekzekutua”

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në duar dhe po verifikon me imtësi pamjet e filmuara nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës, që tregojnë forcat speciale duke i bërë thirrje Kostandin Kaçifës për t’u vetëdorëzuar.

 

Burime zyrtare nga grupi hetimor pohuan për Vizion Plus se në pamje shfaqet njëri prej negociatorëve të RENEA-s, duke iu afruar 35 vjeçarit, duke i kërkuar që të mos bënte më rezistencë por të lëshonte armën e të dorëzohej pa iu kanosur asnjë lloj rreziku.

 

Reklamë

Por Kaçifa, duke mos iu bindur kërkesës së RENEA-s, ka qëlluar ndaj negociatorit, fatmirësisht pa e lënduar atë.

 

Pikërisht në atë moment është ndërhyrë dhe është qëlluar ndaj 35 vjeçarit: dy plumba e goditën atë në trup,  një në gjoks e tjetri pranë zemrës. Shenjat e plumbave janë konfirmuar edhe nga ekspertiza e bërë në morkun e Gjirokastrës. Ndërkohë që prej mëngjesit të djeshëm, një grup ekspertësh mjeko ligjorë në Tiranë janë duke bërë një ekspertizë të thelluar.

 

Trupi i Kaçifës do të qëndrojë në morg deri në përgjigjen përfundimtare të ekspertizës që pritet të dalë brenda një jave.

Më shumë video

Reklamë