Pas disa ditëve me diell, duket se shirat do të kthehen sërisht në të gjithë territorin e Shqipërisë. Temperaturat do të pësojnë luhatje dhe në zonat veriore do te ketë reshje dëbore.

 

Sipas MeteoAlb vranësira të shpeshta do të shfaqen në gjithë vendin. Në mbrëmje vranësirat do te mbulojnë të gjithë vendin ndërsa reshje priten në zonat Veriore. E shtuna sjell fuqizim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar shira nga veriu në jug. Ne Veri situata paraqitet me e renduar pasi do te kete dhe reshje te dendura bore.
Temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë dhe graduale gjatë mëngjeseve vijuese përfshirë edhe të shtunën ndërsa rritje më e ndjeshme pritet gjatë orëve të mesditës. Një rënie e theksuar e temperaturave parashikohet mëngjesin e së dielës, rënie që vijon edhe gjatë orëve të mesditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *