E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Rëndohet bilanci në Sri Lanka, numri i viktimave shkon në 290

Pas 8 sulmeve të tmerrshme që shënjestruan kisha dhe hotele në Sri Lanka një ditë bilanci eshte renduar. Autoritetet raportojnë per 290 viktima dhe më shumë se 500 të plagosur ndërsa 24 persona të dyshuar jane arrestuar. Megjithatë ende nuk dihet pozicioni i te prangosureve ne lidhje me ngjarjen dhe autorët ndërsa po vijojnë hetimet.

 

Sulmet me bomba të dielën e pashkës, kanë shënuar incidentin më të përgjakshëm në Sri Lankë që prej përfundimit të luftës civile në vitin 2009. Kryeministri i vendit ka thënë se shërbimet e sigurisë kanë qenë të paralajmëruara për ndonjë sulm të mundshëm, por informacioni nuk eshte vlerësuar ne kohen e duhur. Në Sri Lankë vetëm shtatë për qind e popullsisë i takon besimit të krishterë ndersa shumica e janë budistë.

 

Reklamë

Disa nga shpërthimet kishin shënjestër kishat katolike, ndërsa tri të tjera raportohet se goditën hotelet luksoze – Cinnamon Grand, Kingsbury dhe Shangri-La , të cilat gjenden në zemër te kryeqytetit të Sri Lankës.

 

Në mesin e viktimave janë dhe dy policë të cilët humbën jetën gjatë operacionit të kapjen e te dyshuarave te shpërthimit te pare.

 

Liderët boterore dënuan njezeri sulmet terroriste qe tronditen Sri Lanken duke bere apel per identifikimin dhe ndëshkimin e autoreve.

Më shumë video

Reklamë