E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Bota

Rëndohet bilanci në Itali, shkon në 21 numri i viktimave

Ilustrim · Vizion Plus

Rëndohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali. Shefi i mbrojtjes civile raportoi se 21 persona kanë humbur jetën nga sëmundja e rrezikshme, ndërsa numri i te prekurve ka shkuar në 821. Edhe në Greqi, numri i te infektuareve ka shkuar në 4.

 

Ndërkohë në Europë janë konfirmuar rastet e para të infektimit në Hollandë e Bullgari e janë shtuar ato në Zvicër.

 

Pas rasteve të raportuara, gjithnjë e në rritje orët e fundit kryesisht në vendet europiane, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se niveli i kërcënimit të virusit është shumë i lartë.

 

Koronavirusi tashmë qarkullon në 4 kontinente, ndërsa numri i viktimave dhe të infektuarve vijon të rritet. Në Kaliforni është regjistruar rasti i parë me origjinë të panjohur pasi burimi i infeksionit nuk dihet. Në rang botëror nurmi i të vdekurve ka shkuAr në 2800, ndërsa më shumë se 83 mijë janë infektuar.

 

Në këto kushte, qëndrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve kanë miratuar udhëzime të reja të testimit për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

 

Dr. Dean blumberg

 

Specialist i semundjeve infektive, uc davis

 

“Kjo sugjeron se virusi gjendet në komunitet dhe si rrjedhojë të gjithë jemi të rrezikuar.ne nuk e dimë se kush mund ta bartë atë dhe as se nga mund ta marrim sëmundjen. Ky virus është i rrezikshëm sepse është i ri dhe askush prej nesh nuk ka imunitet ndaj tij. Këshilla kryesore është të qëndroni në shtëpi nëse keni kollë dhe temperaturë si dhe të jeni sistematikë në ruajtjen e higjenës.”

 

Sekretari Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar ka bërë të ditur se rreth 100 laboratorë në të gjithë Shtetet e Bashkuara do të testojnë së shpejti vaksinën.

 

Edhe shkencëtarët izraelitë kanë deklaruar se janë në prag të zhvillimit të vaksinës së parë kundër koronavirusit. Sipas ministrit të Shkencës dhe Teknologjisë, Ofir Akunis, nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, vaksina mund të prodhohet pas 90 ditësh.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh