Rëndohet bilanci i viktimave në Filipine, pasi vendi u godit nga një tajfun i fuqishëm. Autoritetet bënë të ditur se numri i personave që kanë humbur jetën nga stuhia e fortë ka shkuar në 208, ndërsa dhjetëra të tjerë janë ende në kërkim.

 

Shumica e viktimave raportohet se u goditen nga pemët dhe muret që  u rrëzuan. Të tjerët u mbyten nga vërshimet e ujit apo u bllokuan nën gërmadha pas rrëshqitjeve të dheut.

 

Tajfuni “RAI” , dyshohet se është stuhia më e fortë që ka goditur Filipinet gjatë këtij viti. Stuhia shkaktoi dëme të mëdha duke shkatërruar  linjat e komunikimit në disa qytete dhe provinca të vendit.

 

Ekipet e kërkim-shpëtimit  po hasin vështirësi të arrijnë në zonat e thella, ndërsa qindra njerëz kanë mbetur pa ujë të pijshëm dhe ushqim. Shtëpi, spitale dhe shkolla në zonat bregdetare u shkatërruan plotësisht.

 

Tajfuni “RAI” goditi Azinë Juglindore të premten, ku erërat arritën shpejtësi deri në 195 kilometra në orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *