Autoritetet në Zelandën e Re kanë konfirmuar gjetjen e një tjetër trupi të pajetë në xhaminë e Al Noor, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 50.

 

Emrat e tyre qe humben jetën nuk janë publikuar ende zyrtarisht. Ekziston vetëm një listë paraprake nga konfirmimet e familjarëve të cilët humbën të dashurit e tyre në sulmin që tronditi Zelandën e Re gjatë faljes së të premtes në dy xhami.

 

Ndërkohë 12 të plagosur janë në gjendje kritike për jetën, mes tyre edhe një vajzë vetëm 4 vjeç. 34 të plagosurit e tjerë të cilët po trajtohen ende në spital, janë jashtë rrezikut për jetën.

 

2 ditë pas sulmit vdekjeprurës behet e ditur se 28 vjeçari Brenton Tarrant, një supremacist ka vepruar i vetëm. 3 personat e tjerë të cilët u arrestuan menjëherë pas sulmit janë lënë të lirë.

 

Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra dhe është ndjekur me dhimbje, pasi 28 vjeçari i lindur në Australi, publikoi online aktin e masakrës.

 

Ai sulmoi xhaminë Al Noor ku qindra besimtarë ishin mbledhur për namazin e së premtes, duke vrarë 41 persona dhe 10 minuta më pas, ai sulmoi xhaminë e Linudit, duke lënë 7 viktima.

 

Autoritetet kanë zbuluar se Tarrant kishte udhëtuar në Francë, Spanjë dhe Portugali në vitin 2017, më pas edhe në Evtopën Perëndimore. Vitet e fundit ai kishte vizituar Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, dhe Kroacinë, ku kishte parë vendet e fushëbetejave historike. Tarrant vizitoi gjithashtu edhe Turqinë.

 

Ndërkohë në Zelandën e Re kryeministrja Jacinda Ardern, e quajti vrasjen masive “një akt të jashtëzakonshëm dhune” dhe premtoi se “ligjet për armëmbajtjen do të ndryshojnë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *