Subscribe

Bilanci i të vdekurve nga zjarret katastrofike në Atikën Lindore në Greqi, shkon në 88. Viktima e fundit është një grua, e cila nuk i mbijetoi plagëve të shumta në spital.

 

Ndërkohë 9 persona të tjerë të plagosur nga zjarret po luftojnë me vdekjen në spital. 48 të tjerë janë të shtruar por jashtë rrezikut për jetën, prej tyre dy fëmijë.

 

Ndërsa dy vajzat binjake 9 vjeçare për të cilat kishte ende shpresë se mund të ishin gjallë, pas testit të adn-së konfirmohen të vdekura.

 

Një ditë pasi kryeministri grek Aleksis Cipras në një mbledhje me kabinetin qeveritar deklaroi se mban përgjegjësi të plotë për tragjedinë që mbërtheu greqinë, vijnë dhe dy dorëheqjet e para.

 

Gjithashtu të dy nënkryetarët e bashkisë së Marathonës u larguan duke thënë se u vjen turp që asnjë kryetar bashkie nuk mban përgjegjësi dhe nuk iken vete nga detyra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *