Subscribe

Rëndohet bilanci në Korçë. Vizion Plus mëson se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e plagëve me armë. Policia thotë se Ilia Lluka ka vrarë me armë zjarri Emiljano Pinen, rreth 40 vjeç dhe më pas ka qëlluar veten.

“Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Lexo edhe :

Related Posts

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes”, thotë policia./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *