E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Rëndësia e puthjes në marrëdhënien në çift

Marrëdhënia një çift ka shumë detaje të cilat bëjnë diferencën dhe e bëjnë lidhjen më të fortë. Puthja është një ndër këta element që ka një ndikim të the

 

Një puthje e mirë çdo ditë e mban doktorin larg ndonëse kjo mund t’ju duket si ekzagjerim, faktikisht është e vërtetë.

 

Reklamë

Por, përveç se është një prej përvojave më të kënaqshme në jetë, puthja gjithashtu na sjell shumë përfitime tjera, madje na ndihmon të jetojmë më gjatë e më shëndetshëm.

 

Puthja i lehtëson alergjitë

 

Siç duket, një sesion puthje 30-minutësh ju ndihmon t’i reduktoni simptomat e alergjive që shkaktohen nga poleni apo pluhuri.

 

Puthja e largon stresin

 

Nëse shpesh ndiheni të stresuar, puthja është aktiviteti i përsosur për ta larguar këtë ndjenjë. Kur putheni, trupi prodhon oksitoksinë, i cili është kimikal natyral qetësues.

 

Puthja djegë kalori

 

Puthja mund t’ju ndihmojë t’i digjni deri në 120 kalori për një orë. Normalisht se ky aktivitet nuk i zëvendëson ushtrimet fizike, por sigurisht se nuk keni nevojë të brengoseni nëse keni ngrënë pak ëmbëlsirë pas darke.

 

Puthja ju bën të dukeni më të ri

 

Një puthje e mirë përfshin shumë muskuj të aktivizuar. Tonifikimi i këtyre muskujve duke u puthur ju ndihmon t’i largoni rrudhat dhe ta ngadalësoni procesin e plakjes së lëkurës, e posaçërisht afër mollëzave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë