E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 16 minuta më parë
Bota

“Rekrutohen” fëmijë për testimin e vaksinës së koronavirusit

Një vaksinë e mundshme për koronavirusin që po zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar është gati të hyjë në fazat e ardhshme të provave klinike. Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit, do të rekrutojnë 10,260 të rritur dhe fëmijë për fazën tjetër.

Faza e parë e provave klinike filloi në prill dhe përfshiu më shumë se 1.000 të rritur të shëndetshëm. Kjo fazë e dytë tani do të zgjerojë gamën e moshës së pjesëmarrësve për të parë nëse vaksina reagon ndryshe për grupmoshat e ndryshme.

Reklamë

Ndërkohë për herë të parë që nga muaji janar, Kina ka njoftuar se nuk ka regjistruar asnjë infeksion të ri covid 19.

Nga ana tjetër, Brazili e kaloi Rusinë në numrin e rasteve të reja të koronavirusit dhe është bërë vendi i dytë në botë më i prekur nga pandemia.

Presidenti Jair Bolsonaro ka kundërshtuar konsensusin global për mënyrën e parandalimit të sëmumdjes. Sipas tij ekonomia duhet të vijë e para.

Situata e krijuar nga pandemia ka vendosur në rrezik të paktën 80 milion foshnje nga sëmundje të tilla si difteria, fruthi dhe poliomieliti për shkak të vaksinimeve të ndërprera.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, UNICEF, dhe Gavi, Aleanca e Vaksinave , kanë deklaruar se në 68 vende ëshët ndërprerë vaksinimi për shkak të pandemisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë