Viti i shkuar regjistroi një rritje rekord për turizmin, por edhe një bum të vërtetë për industrinë ajrore.

 

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2022, udhëtuan me linja ajrore 5.2 milionë pasagjerë, shifër kjo që është rritur me 79% krahasuar me 2021.

 

Pritshmëritë janë që numri të rritet edhe më tej gjatë 2023, që rezultoi viti më i mirë turistik.

 

Rritja e numrit të pasagjerëve në aeroport lidhet me faktin se janë shtuar fluturimet direkte.

 

Ndërkohë, një vit më parë u shtuan me 30% edhe udhëtarët që hyjnë e dalin nga pikat kufitare tokësore, ku rritja më e madhe është vënë në morinë. Ndërsa për udhëtimet në rrugë detare, Porti i Durrësit përjetoi fluksin më të lartë të pasagjerëve gjatë 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *