Rekord i ri për Robbie Williams

Robbie Williams ka tani më shumë albume të pozicionuara në vend të parë nëpër klasifikime se kushdo artist tjetër Britanik. Albumi i tij më i fundit “Heavy Entertainment Show” u rendit i pari javën e shkuar duke i dhënë kështu albumin e 12, që arrin majat në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai arriti të shesë rreth 67,000 kopje të albumit, vetëm javën e shkuar dhe theu rekordin e mbajtur më parë nga David Bowie, barazoi rekordin e Madonnas dhe është vetëm një album më pak se Elvis Presley.
Williams tha: “Jam jashtëzakonisht i lumtur për këtë statistikë dhe falenderoj shumë grupin e punës të Sony. Jam krenar për këtë album po aq sa edhe të tjerët që kam realizuar dhe më vjen mirë që vitin e ardhshëm do të nis edhe turin e “The Heavy Entertainment Show.”



