Subscribe

Vendimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave, kryeministri Rama edhe pse e konsideron të rëndësishëm, e cilëson si një detyrim për të ecur përpara me reformën në drejtësi. Sipas tij, vetingu është një proces i domosdoshëm. I pyetur për çuarjen në Gjykatën Kushtetuese të ligjit për kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, ai tha se segmente të caktuara, po përpiqen të bllokojnë këtë proces. Pavarësisht sulmeve ndaj opozitës, që e konsideron si bllokuese të reformave, Rama thotë se do t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit. Në emër të Komisionit Europian, Ambasadorja Vlahutin tha se rekomandimi për hapje të negociatave është një gur të rëndësishëm kilometrik në procesin e integrimit. Ambasadorja Vlahutin ia dorëzoi edhe kreut të Kuvendit raportin e Komisionit. Për kryeparlamentarin zbatimi i reformës në drejtësi, sidomos i Vetingut, është i rëndësise të veçantë. Për përfaqësuesit e Brukselin në Shqipëri, politika shqiptare duhet të tregojë më shumë vullnet edhe në kryerjen e reformave të tjera si ajo në ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *