Subscribe

Konferenca për shtyp e trajnerit Edy Reja ku publikoi listën e kombëtares në prag të dy ndeshjeve eleminatore është mbyllur me një incident të vogël.

Trajneri italian teksa u ngrit nga tavolina e improvizuar e konferencës për shtyp, papritmas u rrëzua vetë ndonëse dy pjestarët e federatës që ishin afër tij u përpoqën ta mbanin.

Ndonëse rrëzimi u duk serioz, Reja u ngrit menjëherë në këmbë dhe u përpoq menjehere të linte të kuptohej se nuk ishte asgjë serioze.

Ai madje nisi të bënte batuta me gazetarët sportive që u afruan menjehere për ta pyetur nëse ishte mirë.

Ngacmimit të tyre nëse rrëzimi ishte një skemë për të fituar penallti, Edy Reja iu përgjigj me të qeshur se kjo do të ishte ideale.

Më tej trajneri veteran u përpoq që të hiqte paralelizma të kësaj situate me ndeshjen e parë që Shqiperia do të ketë kundër Islandës më 8 qershor duke I shpjeguar gazetarëve se duhet bërë kujdes sidomos në goditjet standarte pasi nordiket janë të aftë në lojën në ajër.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *