Pas fitores me Andorren, perfaqesuesja e Shqiperisë luan këtë të diel ndeshjen e dytë në rrugetimin Katar 2022, kete here perballe gjigandëve të Anglisë. Ndonëse diferencat jane të medha, trajneri Edi Reja tha se ka punuar me skuadren për të mbajtur tensionin dhe pse jo për te shpresuar për një rezultat pozitiv.

 

 “Sigurisht që motivimi në këtë ndeshje është shumë i madh dhe nuk ka nevojë për motivim. Përballë kemi një nga skuadrat më të forta në Euorpë. Nuk është çështje motivimi, por emocioni, duhet të jemi të kujdesshëm në aspektin psikologjik. Anglia ka lojtarë shumë të mirë përpara, të shpejt. Duhet të përgatitemi shumë mirë, për të mos iu lënë shumë hapësira. Shpresojmë që të bëjmë mirë në këtë ndeshje”, tha Edi Reja.

 

Marash Kumbulla eshte mungesa e vetme në skuader. Megjithate, tekniku italian dhe për kete e ka nje zgjidhje.

 

“Ne kemi zgjedhje të tjera. Përveç Kumbullës, kemi Gjimshitin, Ismajlin dhe Veselin, i cili ka luajtur në qendër edhe te Salernitana. Mendoj se në qendër do të luajë Gjimshiti, për mënyrën se si luan. Mendoj se mund të neutralizojë Kejnin.”

 

Në prage të sfides foli dhe kapiteni i skuadres Etrit Beritha, i cili tha se skuadra do të provojë në të gjitha forcat për te Marre nje rezultat pozitiv.

 

“Anglia është një skuadër e fortë, nëse merren lojtaret që ka në përbërje, kanë potencial shumë për të krijuar raste dhe për të fituar ndeshjet. Ne i dimë kualitetet e tyre, po e përgatisim sa më mirë këte ndeshje.”

 

Ndeshja Shqipëri-Angli e vlefshme për eleminatoret e boterorit Katar 2020 do të luhet në stadiumin Kombetar “Air Albania” në oren 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *