E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Rei Manaj një “ëndërr” për skuadrën e sapo ngjitur në superligën turke

Rei Manaj është kthyer në sulmuesin e ëndrrave në Turqi, pasi po kalon një sezon fantastik Sivasporin.

Skudara e ish-futbollistit Arda Turan, Ejupspori e cila sapo është ngjitur në superligën turke, ka shgfaqur menjëherë interes për sulmuesin shqiptar.

Sipas lajmeve të “Ajansspor”, Ejupspori kërkon yllin shqiptar që po shkëlqen me Sivasporin. Është vënë re se kanë nisur kontaktet me menaxherin e Manajt dhe po ashtu u tha se takimi i parë mes palëve ishte pozitiv. U theksua se presidenti i Ejupsporit do të ulet në tryezë me presidentin e Sivasporit për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë