E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Rei Manaj në ndeshje zyrtare, grumbullohet me ekipin e parë të Barcelonës

Rei Manaj mund të bëhet futbollisti i parë shqiptar që aktivizohet në një ndeshje zyrtare me Barcelonën.Kjo pasi ai është grumbulluar për ndeshjen e parë të katalanësve ndaj Real Sociedad.

 

Katapultimi i Manajt në ekipin e parë të Barcelonës vjen pas paraqitjeve dinjitoze me gola në miqësoret e verës.

 

Reklamë

Manaj ka kryer një fazë përgatitore të mrekullueshme, ku në 2 ndeshje realizoi 4 gola, 3 ndaj Gimnastik dhe 1 ndaj Gironës.

 

Tashmë futbollisti i kombëtares shqiptare do të ketë mundësinë të luajë përballë më të mirëve në La Liga, por çdo gjë do të varet nga vetë ai.

 

Vlen të përmendet që situata e komplikuar e federimit të lojtarëve të Barcelonës në La Liga erdhi pas uljes së ndjeshme të rrogës nga ana e kapitenit Gerard Pique.

 

Klubi ka sqaruar se grumbullimi i Rei Manajt u diktua nga rregullat e vendosura nga federata.

 

Sipas njoftimit te Barcelones, bashkë me Manajn janë federuar edhe blerjet e reja Memfis Depaj dhe Erik Garcia.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë