E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Rehabilitohet sheshi në rrugën Petraq Leka në Kombinat

Katër vite më parë sheshi në rrugën Petraq Leka në Kombinat ishte një hapësirë e degraduar. Por falë investimit të Bashkisë së Tiranës  e gjithë kjo zonë është kthyer në shërbim të banorëve të këtij komunitetit e veçanërisht të fëmijëve që të mund të kalojnë kohën e lirë duke u argëtuar në ambiente të rehabilituara, lulishte dhe gjelbërim.

 

Prej disa ditësh, punonjësit e bashkisë kanë nisur punën për të rehabilituar këtë shesh i cili ofron mjedise argëtuese për fëmijët e njësisë nr. 6, por edhe çlodhëse për grupmoshat e tjera.

 

Reklamë

Investimet në zonën e Kombinatit tregojnë se bashkia nuk po investon vetëm në qendër të Tiranës, por edhe nëpër lagjet e kryeqytetit, duke u mundësuar banorëve ambiente të rehabilituara, lulishte dhe kënde lojërash pranë banesave të tyre.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë