Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 June 2025
Vizion fokus

Trump e quajti një “shënjestër të lehtë”, kush është...

Tragjedi në Australi, futbollisti shqiptar bie nga kati i...

Nis rinumërimi për qarkun e Tiranës, verifikohen votat për...

NYT: Izraeli filloi të planifikonte sulmet ndaj Iranit në...

Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron Izraelin: Beteja fillon!

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë i pari SHBA-në...

Takim i jashtëzakonshëm i Trump në Shtëpinë e Bardhë,...

Luftë në Lindjen e Mesme, a mund të ketë...

Zelensky: Duam ndihmë të madhe ushtarake derisa Moska të...

Roli i Turqisë në Lindjen e Mesme? Këlliçi: I...

Rehabilitohet një tjetër bllok banimi në Elbasan/ Gjiknuri: Kërkojmë besimin e qytetarëve për të vijuar me punët e mira, puna këtu flet vetë

7 Shtator 18:07

Bashkia e Elbasanit ka nisur rehabilitimin e një tjetër blloku të madh banimi. Bëhet fjalë për rrugët “Grigor Nosi”, “Hasan Ali Kopili” dhe “Xhaferr Duhanxhiu”. Sekretari i Përgjithshëm i PS, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, Damian Gjiknuri, ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe kryebashkiaku Gledian Llatja inspektuan punimet për sistemimin e këtij blloku që ishte dhe një kërkesë e komunitetit për ndërhyrje kapilare.

 

Gjiknuri deklaroi se krahas zhvillimit të qendrës së qytetit, investimet do të vijojnë dhe në zonat periferike.

 

“Këtu puna flet vetë. Është një kantier në zhvillim e sipër, çdo gjë nëntokësore është përfunduar, kanalizimet janë bërë. Bëhet fjalë për urbanizimin edhe të kësaj pjese të Elbasanit. Mesazhi jonë ka qenë konkret. Kemi filluar nga zhvillimi i qendrës së Elbasanit dhe pak nga pak po shtrihemi edhe në periferi. Ka një vullnet të qartë nga Kryetari i Bashkisë, ka një mbështetje nga qeveria dhe mirëkuptim nga qytetarët e Elbasanit për lirimin e hapësirave të zëna. Kjo tregon që e mira publike prevalon”, tha ai.

 

Gjiknuri nënvizoi se Bashkia po ecën në drejtimin e duhur, ndaj do të kërkohet besimi i qytetarëve që punët e nisura të shtrihen më tej.

 

“Më vjen mirë që Bashkia po ecën në këtë drejtim. Natyrshëm që nuk mbarojnë nevojat, por edhe puna nuk do mbarojë. Prandaj ne kërkojmë besimin e qytetarëve në mënyrë që këto punë të nisura t’i shtrijmë edhe në zona të tjera dhe qyteti i Elbasanit, si qytet afër Tiranës, të ketë një perspektivë të mirë ekonomike dhe sociale”, shtoi më tej drejtuesi politik i PS për qarkun Elbasan, Damian Gjiknuri.

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, siguroi se ky bllok banimi do të jetë një nga zonat më të bukura të Elbasanit.

 

“Më vjen mirë që u bë realitet ky investim. Si deputete e kësaj zone jam e kënaqur që banorëve po u jepet përgjigje dhe një investim me standarde. Shumë suksese Bashkisë dhe duhet të vijojmë me punë të tjera. Kjo zonë do jetë një nga zonat më të bukura të qytetit të Elbasanit”, deklaroi Kushi.

 

Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja u shpreh se prej vitesh në Bashkinë e Elbasanit po ndërtohen rrugë me standarde.

 

“Vjet dhe parvjet patëm një sërë ndërhyrjesh në rrugët e vjetra të Elbasanit. Fokusin tashmë do e kemi te infrastruktura e brendshme e lagjeve” tha kryebashkiaku Llatja.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
bllok pallatesh Elbasan Evis Kushi Gjiknuri llatja

Nga e njëjta kategori

U vodhën miliona euro shtetasve të huaj përmes mashtrimit me “call center-a”, dënohen me 15 vite burg dy organizatorët

më shumë...

Automatik, 2200 fishekë luftarak dhe 12 granata, gjendet arsenal armësh në Vlorë. Ishin fshehur në murin e një ndërtese

më shumë...

Tragjedi në Australi, futbollisti shqiptar bie nga kati i tetë i restorantit, 28-vjeçari ndërron jetë

më shumë...

Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 59-vjeçari në Maliq

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:23

U vodhën miliona euro shtetasve të huaj...

11:00

Trump e quajti një “shënjestër të lehtë”,...

10:45

Automatik, 2200 fishekë luftarak dhe 12 granata,...

10:38

Tragjedi në Australi, futbollisti shqiptar bie nga...

10:22

Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet...

10:10

Nis rinumërimi për qarkun e Tiranës, verifikohen...

9:49

NYT: Izraeli filloi të planifikonte sulmet ndaj...

9:39

Përfshihen nga flakët banesat e komunitetit rom...

9:29

“Përsëri”/ Arrestohet hajduti serial në Durrës

9:25

Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron Izraelin: Beteja...

9:07

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë i...

8:48

EMRI/ I dënuar më parë për vrasje,...

8:36

Takim i jashtëzakonshëm i Trump në Shtëpinë...

8:22

“Shmangni tensionet dhe kompromiset”, parashikimi i yjeve...

8:05

Parashikimi i motit për ditën e sotme

10:55

Lufta në Lindjen e Mesme, Imami tregon...

10:53

“Gjërat po ndryshojnë në botë”, paralajmëron Vuçiç:...

10:50

Luftë në Lindjen e Mesme, a mund...

10:35

Zelensky: Duam ndihmë të madhe ushtarake derisa...

10:14

Roli i Turqisë në Lindjen e Mesme?...

Më të klikuarat

  • Tensioni në Lindjen e Mesme, eksperti: Nëse bie Irani, radhë...
  • Lufta në Lindjen e Mesme, Imami tregon se çfarë shkruhet në...
  • Irani godet rafinerinë e naftës në Haifa, reagon Izraeli
  • Plotësohet “Puzzle”/ Në garë për 100 mijë euro, ja kush janë...
  • E rëndë në Itali, 21-vjeçari vret me sopatë nënën e tij
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services