E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Sociale

Rehabilitohet kanali kullues i Zejmenit në Lezhë, 1300 Ha tokë shpëtojnë nga përmbytjet

1300 hektarë tokë bujqësore ne Zejmen te Lezhës shpëtojnë nga përmbytjet.

 

Ministri Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi pa nga afër punimet që po kryhen në kanalin kryesor kullues ne këtë zone.

 

Reklamë

Investimi me vlere 5.5 milionë leke ka nisur qe në muajin mars dhe pritet të përfundojë javën e ardhshme. Çuçi theksoi se do krijohet një fond i veçante për tu përdorur ne rastet e emergjencave nga përmbytjet.

 

Ministri i Bujqësisë konfirmoi se së shpejti do të ketë ndërhyrje edhe ne disa segmente të shtratit të lumit Drin për te evituar problematikat e krijuara ne te shkuarën.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë