Vazhdojnë të shtohen rastet e reja me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raportoi për 289 raste të reja këtë të premte, numri më i lartë që nga nisja e pandemisë. Duhet theksuar se rritje ka pësuar edhe numri i testimeve ditore, 1.402.

 

Në orët e fundit, kanë humbur jetën katër pacientë të tjerë. Mes tyre, është edhe një 37-vjeçar nga Korça, pa sëmundje të tjera. Edhe pacientët e shtruar në spitale vijojnë të shtohen.

 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Gjithsej, Shqipëria numëron 16.501 të prekur, 9.957 të shëruar dhe 443 viktima.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *