Në aplikacionin zyrtar të KQZ-së prej datës 11 janar janë rregjistruar afro 84 mijë aplikantë nga diaspora, 50 mijë prej tyre janë miratuar ndërsa plot 29 mijë janë refuzuar. Në këtë dhomë shqyrtohen të gjitha kërkesat e ardhura nga shumë vende të botës, por ku po gabojnë emigrantët?
Në një intervistë për Vizion Plus, Specialisti në drejtorinë e votimit nga jashtë Redion Lila sqaron se refuzimet konstatohen për shkak të mungesës së dokumentit provues të adresës së tyre ose mospërputhje të adresës që ata vetë kanë deklaruar me atë që kanë të shkruar në dokumenti.
“Kemi rastin e zgjedhësit në fjalë i cili e ka bër kërkesën nga Greqia ku ka sjell një provë të adresës, një kartë të vendit ku ai jeton. Ka dërguar pjesën e përparme por kartat në përgjithësi, Italia, Gjermani, Greqia , përpos Anglisë, Amerikës dhe Kanadasë në pjesën e përparme nuk kanë një adresë dhe si rrjedhojë kjo kërkesë do të refuzohet dhe zgjedhësit do i bëhet e ditur sqë arsyeja e refuzimit ka tbëj me faktin që në pjesën e parme të kartës nuk ka një adresë.Në riaplikimin e radhës duke ditur arsyen mund ta korigjoj këtë gabim”, tha Lila.
KQZ sqaron se numri prej 29 mijë aplikimesh të refuzuara nuk tregon se kemi të bëjmë me 29 mijë aplikues.
“Numri i refuzimeve nuk lidhet drejtëpërdrejt si numër unik zgjedhësish, pra një individ i cili mund të ketë aplikuar 4 herë gabim, në aplikacion, statistikisht njihen si 4 raste edhe pse ai është vetëm një zgjedhës. Pra numri total nuk përkthehet në numër unik zgjedhësish”, sqaroi Lila.
Sa i takon rregjistrimit në platformën PER, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka pranuar alternativën e rregjistrimit të emigrantëve me mjet identifikimi të skaduar, mirëpo aplikimi mund të bëhet i parealizueshëm në rast se aplikanti nuk ka një dokument fizik shqiptar./vizionplus.tv





