E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Regjistrohen 20 mijë emigrantë, por shumë të tjerë janë refuzuar pasi u ka skaduar karta e identitetit

Ndonëse kanë kaluar vetëm 6 ditë nga hapja zyrtare e procesit të regjistrimit të diasporës, për zgjedhjet e 11 majit, deri më sot numërohen afro 20 mijë aplikime nga 76 shtete të botës.

Nga ky proces deri më tani vërehet se ka një numër të lartë të aplikimeve të refuzuara, afro 2100 të tilla.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar që qeveria të shtyjë afatin e vlefshmërisë së kartave të identitetit për të garantuar një pjesëmarrje sa më të gjerë në votimet e 11 majit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë