E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Regjistrohen 16 raste të reja me COVID-19/ 259 të infektuar në total

16 është numri i rasteve të reja të identifikuar me koronavirus.

 

 

Bëhet publike edhe mosha mesatare e 259 të infektuarëve në 17 qytete të vendit.

Reklamë

 

 

Në Spitalin Infektiv të Tiranës nën kujdesin e mjekëve janë 79 paciente.Në terapi intensive janë shtatë.

 

 

Të shëruarit që vazhdojnë vetizolimin dhe nën vëzhgimin e mjekëve regjistron rritje. Nga të gjithë të infektuarit 25.8 për qind e tyre janë shëruar.

 

 

Harta e qyteteve të prekura nga Covid-19 prej disa ditësh vazhdon të mos zgjerohet. Të shtuarit me virus janë në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, e kryesuar nga kryeqyteti me 140 raste, më pas Durrësi, 29 dhe i treti Fieri me 23. Në mbyllje të muajit Mars, nga testimet e kryera dhe identifikimi i të prekurve rezulton se shkalla e përhapjes së koronavirusit është 15.5 për qind.

Më shumë video

Reklamë