Subscribe

Ndërsa jemi në fazën përmbyllëse 48 orëshe të regjistrimit në universitet, pjesa më e madhe e maturantëve fitues, e kanë kryer procesin.

 

 “U regjistrova për financë, ishte preferenca ime e parë, e kam dashur gjithmonë këtë degë”, u shpreh student.

 

Mbi 14 mijë studentë të rinj janë regjistruar në programet e preferuara, ndërsa kjo ka zbuluar edhe degët më të kërkuara deri më tani.

 

ARJAN XHELAJ

RRJETI AKADEMIK SHQIPTAR

“Vendin e parë e mban mjekësia, janë ezuruar të gjitha kuotat e mjekësisë së përgjithshme. Por ecuri të mirë kanë edhe degët e farmacisë, infermierisë, degët e teknologjisë dhe informacionit, që janë shumë të kërkuara.”

 

Pas përfundimit të këtij raundi këtë të mërkurë, maturantët e paregjistruar mund të informohen online mbi kuotat e lira të çdo programi, për të vijuar më pas me aplikimin e tyre, që do t’u vlejë për hapin e dytë të regjistrimeve.

 

ARJAN XHELAJ

RRJETI AKADEMIK SHQIPTAR

“Pas mbylljes së këtij raundi, nis raundi i dytë me anë të plotësimit të formularit A3. Ato maturantë që nuk janë regjistruar akoma, apo kanë dhënë provimet në shtator, mund të regjistrohen gjatë këtij raundi. Por po ashtu në dispozicion janë vënë edhe tre ditë nga data 19-21 shtator për çregjistrim në rast se maturanti ndërron preferencën dhe do që të konkurrojë sërish në raundin e dytë.”

 

Raundi i dytë përmban 5 faza 48 orëshe përgjatë 10 ditëve, nga 30 shtatori deri më 9 tetor.

 

Regjistrimi në universitete, faza e parë drejt mbylljes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *