Pak para se të futej në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha tregoi për mediat se në kohën kur qeveriste vendin ka refuzuar një ofertë marramendëse nga kompania ruse e gazit Gazprom, e cila, sipas tij, tentoi ta korruptonte, duke zgjedhur të nënshkruante marrëveshjen me TAP-in.

 

Ai u shpreh se ndihet krenar për këtë marrëveshje, të cilën e konsideroi në interes të qytetarëve shqiptarë.

 

“Është një moment historik, pasi gjatë ditës së sotme, TAP ka dërguar 10 fuçitë e para të gazit në Itali, pa u ndikuar nga Rusia. Ky është gazsjellësi i Europës pa gazin rus, është një arritje e madhe për Europën, arritje në të cilën Shqipëria dhe qeveria që unë kryesova luajti një rol përcaktues, pas Azerbajxhanit, dhe presidentit të atij vendit…Unë dua t’ju rrëfej se në të gjithë agjendën time 8-vjecare me Uashingtonin dy kanë qenë problemet më madhore, TAPI dhe NATO-ja. Sekretarja Clinton nuk u shpreh hapur të mbështetje të atij apo atij projekti, por ajo duke vendosur në dispozicionin tonë gjatë vizitave stafin më të kualifikuar për energjinë, na ka dhënë një ndihmë të çmuar për të vazhduar betejën tonë diplomatike në favor të TAP-it. Kam mirënjohje të pa kufijshme për qeveritarët, ministrat, këshilltarët e mi që punuan në qindra takime me përkushtim të madh derisa më në fund u firmos kontrata. Tirana u bë kryeqyteti i Ballkanit për TAP-in. Të gjitha këto kanë kërkuar energji dhe përkushtim të madh. Dua të them një mesazh për ata që shpallën Sali Berishën non grata. I them mafies së Goerge Soros se vetëm për TAP-in Berishës i janë ofruar shumë më përrallore, por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të popullit të tij. Më erdhi oferta nga Gazprom. Ethet e gazit kanë përfshirë të gjithë Evropën, ajo do të japë një çlirim të madh. Zoti i ka dhënë Shqipërisë një pozicion si asnjë vend tjetër në Ballkan. E kanë dashur shumë këtë pozicion, edhe të huajt. Unë po merrem me intensitetin më të madh për bashkimin e PD”, deklaroi Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *