Kryeministri Edi Rama ka theksuar se nuk do të plotësojë 8 kërkesat e studentëve pa dialog.

 

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama nuk i kurseu as akuzat në drejtim të opozitës.

 

Sipas Ramës, opozita po investohet në protestë në mënyrë që të bllokojë dialogun e qeverisë me studentët.

 

“Studentët mund të vijnë në seancë plenare për të dialoguar nga afër.Salla e Kuvendit është e hapur për të parë nga afër 8 kërkesat e tyre. Jam I gatshëm të dikutojë me studentët jo për të mbyllur protestën por për të zgjidhur protestën e tyre. Jemi të gatshëm t’I plotësojmë një për një të gjitha kërkesat e tyre madje dhe më shumë se kaq. Fajin për problemet e studentëve e ka autonomia e universiteteve. Opozita nuk ka as një mundësi të mbështesë protestën sepse nuk ka bërë asgjë për ta. Studentët e kanë nxjerrë jashtë opozitën. Por nëse unë them që do t’I plotësojmë kërkesat e studentëve, lind pyetja çfarë fshihet pas bllokimit të dialogut me ta? Opozita po investon që të mos kemi dialog me studentët. Refuzoj të plotësojë 8 pikat pa dialog.”

 

Rama nuk I kurseu as akzuat në drejtim të Universiteteve. Ai tha se autonomia që I dha qeveria universiteteve nuk e ka kuruar sëmundjen e arsimit te larte por e ka mbuluar atë.

 

“Autonomia që ne I dhamë universiteteve nuk I ka kururar sëmundjet por I ka mbuluar ato. Opozita nuk ka kurajon t’I thotë popullit që jemi me studentët pasi e ha mbrapsht flakërimën. Nga dialogu me studentet duhet te dal me patjeter nje marreveshje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *