OMONIA ka reaguar pas refuzimit të kandidaturës së Fredi Belerit si kandidat për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Përmes një deklarate për mediat OMONIA shprehet se në Bashkinë e Himarës zgjedhjet tanimë do të zhvillohen me një kandidat.

 

Gjithashtu në deklaratë thuhet se kandidati në fjalë  është pjesëmarrës i forumeve drejtuese të OMONOIA-s dhe për këtë arsye pjesëtar i gjithë betejave të komunitetit lokal në një sërë çështjesh që lidhen si me të drejta themelore sikundër ajo e sanksionimit të pasurisë së paluajtshme private si edhe me të drejta që rrjedhin nga natyra e banorëve si pjesëtarë të Minoritetit Etnik Grek.

 

“Kolegji Zgjedhor në Tiranë duke konfirmuar në thelb vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me përbërje politike, i refuzoi të drejtën , kandidatit të pavarur për Kryetar Bashkie të Himarës, z. Dionis – Fredi Beleri, për të kandiduar në zgjedhjet e programuara për në 30 Qershor. U faktua edhe për ata sa kishin çfarëdo dyshimi, se edhe një herë tjetër edhe trupa dhe sistemi juridik përbën hallkë në zinxhirin e një mekanizmi manipulimi të MEG përsa i përket të drejtave të tij politike dhe elektorale. Kandidati në fjalë  është pjesëmarrës i forumeve drejtuese të OMONOIA-s dhe për këtë arsye pjesëtar i gjithë betejave të komunitetit lokal në një sërë çështjesh që lidhen si me të drejta themelore sikundër ajo e sanksionimit të pasurisë së paluajtshme private si edhe me të drejta që rrjedhin nga natyra e banorëve si pjesëtarë të Minoritetit Etnik Grek me më të rëndësishmen prej tyre atë të vetëdeklarimit dhe vetëpërcaktimit të identitetit etnik.

Në Bashkinë e Himarës zgjedhjet tanimë do të zhvillohen me një kandidat, atë të Partisë qeverisëse Socialiste, me çfarëdo pasojë që kjo sjell. Para pak ditësh  për arsye gjithashtu të synimeve politike, pavarësisht terminologjisë dhe “argumentimit” formal ligjor, ju mohua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe mundësia z. Vasil Bollano, ish Kryetar Bashkie, për të kandiduar si i pavarur një vend në Këshillin e Bashkisë së zonës.

Për fat të keq nuk është hera e parë që të tilla makinacione ndërmerren dhe ushtrohen në dëm të përfaqësimit autentik politik ose në strukturimin e pushtetit vendor të organizimit të pavarur të MEG, përmes OMONOIA-s dhe PBDNJ. Thjesht tanimë kanë vendosur të mos u përmbahen as preteksteve! Të refuzojnë paraprakisht duke rikujtuar atë “proces elektoral” të errët të Dhjetorit 1945!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *