E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

‘Refugjatët drejt Shqipërisë’/ Panariti: Mund të shndërrohemi në strehim luftëtarësh

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti shprehet se ardhja masive e refugjatëve nga Lindja në vendin tonë duhet të shqyrtohet me urgjencë nga Presidenti dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

 

Në një postim në “Facebook”, ai kërkoi nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare që të njihet me detajet dhe rrethanat e transferimit masiv të refugjatëve.

 

Reklamë

“Presidenti dhe Keshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të shqyrtojnë me urgjencë transferten masive të refugjatëve brenda territorit shqiptar! Populli shqiptar e ka per traditë mikpritjen dhe strehimin e te huajve ne nevoje dhe te kercenuar ne vendet e tyre! Kjo dihet! Po ashtu vendi, besoj i ka permbushur dhe madje tejkaluar detyrimet ne perballjen e krizave humanitare, madje shumë me teper se vende te fuqishme pereth. Dua të perqendrohem vetëm te siguria kombëtare, packa se çështja e refugjatëve eshte me komplekse se kaq. Separi duhet qe Keshilli i Sigurisë Kombëtare të njihet me hollesite dhe rrethanat e kesaj transferte masive refugjatesh?”

Sipas tij, Shqipëria mund të shndërrohet në strehim “luftetaresh te cilet nen masken e refugjatëve, mund te futin arme dhe te behen bartes te ideologjive destabilizuese”.

“1. Ka mjaft studime qe deshmojne se refugjatet nga zonat e luftes, mbartin rrezikun e destabilizimit te vendit prites . Kjo mund te vije ne formen e aktivisteve politike te cilet mund ta perdorin vendin si baze riorganizimi te rezistencës.
2.Vendi prites mund te shndërrohet ne strehim luftetaresh te cilet nen masken e refugjatëve, mund te futin arme dhe te behen bartes te ideologjive destabilizuese.
3. Keshilli i Sigurisë Kombëtare duhet te njihet me koheqendrimin e refugjateve dhe hollesite e fatit te tyre afat mesem dhe afat gjatë.
Eshte urgjente që Presidenti dhe Keshilli i Sigurisë te shqyrtojnë dhe shprehen per kete ceshtje!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë