Subscribe

Të premten, partitë politike do të ri-ulen në tryezën e zgjedhores. Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të ketë si objekt kryesor të punës rekomandimet e ODIHR.

 

Si përparësi është parandalimi i çdo forme presioni në shprehjen e lirë të vullnetit politik të zgjedhësve, që përbën edhe shqetësimin kryesor të partive politike, atyre të opozitës.

 

ALTIN KAZIAJ

PERFAQESUESI LIGJOR I LSI

Mosadresimi i drejtë i votës është ajo që vihet në lëvizje një makinë shtetërore e gjitha për të ankesuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

 

MARASH LOGU

PERFAQESUESI LIGJOR I PD

Fenomeni i shitblerjes së votës mbeti e përhapur gjerësisht në të gjitha qarqet në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Po aq raporti i ODIHR për parlamentaret e një viti më parë si cënuese të procesit zgjedhor përcaktoi daljen e të dhënave personale të mbi 900 mijë votuesve.

 

MARASH LOGU

PERFAQESUESI LIGJOR I PD

Leje ndërtimi, licenca, ndihma ekonomike, pensione, tendera, koncesione, çdo gjë që shteti kishte në dorë dhe kishte mundësi, e vuri në funksion të partisë në pushtet, te rezultatit të PS.

 

ALTIN KAZIAJ

PERFAQESUESI LIGJOR I LSI

Ka nevojë për ndryshime edhe të sanksionet në vetvete, por ka nevojë për ndryshime edhe në qëndrimet e mbajtura nga vetë KQZ, në këtë rast nga KAS dhe Komisioneri Shtetëror i cili hera herës bën vlerësime të ndryshme të situatave të ndryshme.

 

Për dy përfaqësuesit ligjor për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kërkohet një kuadër më i fortë ligjor, në parandalimin dhe ndëshkimin e institucioneve apo zyrtarëve që kryejnë aktivitete me qëllim të pastër propagandues përgjatë fushatës zgjedhore.

 

MARASH LOGU

PERFAQESUESI LIGJOR I PD

Kushdo kriminel apo njeri me qëllime të paligjshme ka sot çdo të dhënë personale, emër, mbiemër, numër telefoni, adresë dhe pagën.

 

 

ALTIN KAZIAJ

PERFAQESUESI LIGJOR I LSI

Mos ndëshkimi i këtyre personave që merren me krime zgjedhore përbën faktin e tillë që të jepet mesazh te qytetarët që shkoni, bëni çfarë të doni, vidhni vota, ndikoni mbi të, jepni lekë dhe ju nuk keni për tu dënuar asnjëherë.

 

Përveç përmbushjes së rekomandimeve të ODIHR për të cilat edhe Partia Socialiste është e angazhuar, pritet të shihet nëse palët do të reflektojnë në ligjin elektoral vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e herësit, pra nëse partitë në zgjedhjet e 2025-ës do të shkojnë me lista të hapura, ku mandatin e deputetit e fiton ai që gëzon numrin më të madh të votave pavarësisht renditjes në listë.

 

PERFAQESUESI LIGJOR I PD

 

Në këto zgjedhje u vërejt edhe një tjetër problem. Ne pamë sesi një forcë tjetër opozitare që morri 110 mijë vota mori vetëm katër mandate deputetësh, ndërkohë që një forcë tjetër politke afër qeverisë me vetëm 35 mijë vota mori tre mandate deputetësh.

 

ALTIN KAZIAJ

PERFAQESUESI LIGJOR I LSI

 

Dhënia e një të drejte kushtetuese siç është e drejta e votës edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit është e domosdoshmë të bëhet në afate kohore sa më të shkurtra por kjo nuk do të thotë që duhet të bëhet pa garanci.

 

TITRA:

REFORME ME REKOMANDIMET E ODIHR

 

PD E LSI: TE ASHPERSOHET DENIMI PER ATA QE DEFORMOJNE VULLNETIN E ZGJEDHESVE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *