Subscribe

Qeveria ndan 82.6 milionë eurot e dhëna nga Komisioni Evropian për vitin 2023 si ndihmë për reformat që vendi ynë duhet të ndërmarrë para anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

 

Pjesa më e madhe parave do të shkojë për drejtësinë dhe reformën e premtuar për 24 orë  ujë në të gjitha familjet dhe bizneset shqiptare.

 

MAJLINDA DHUKA

 

MINISTRE E SHTETIT DHE KRYENEGOCIATORE

 

Bashkimi Evropian për agjensitë e zbatimit të ligjit në vlerën 14.9 milionë euro si asitencë. E dyta, mbështetje për rivlerësimin e përkohshëm e gjyqatrëve dhe prokurorëve, faza e tretë, një asistenvë në vlerën 9.7 milionë euro, vazhdim i mbështetjes për reformën e rëndësishme të drejtësisë. Bashkimi Evropian për ujin, 29 milionë euro që mbështet reformën thelbësore.

 

19 milionë euro do të shpenzohen për proceset anëtarësuese, përveç atyre që do të jenë zëra të veçantë për Kuvendin dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 

MAJLINDA DHUKA

 

MINISTRE E SHTETIT DHE KRYENEGOCIATORE

 

Bashkimi Evropina për demokracinë në vlerën 5 milionë euro, mbështetje e cila synon forcimin e rolit të parlamentit dhe KQZ-së.

 

Të rinjte dhe krijimi i mundësive që ata të ardhmen ta gjejnë në vendin tyre do të përfitojnë nga paketa financiare për këtë vit është 5 milionë euro.Po aq në mbledhjen e qeverisë u miratua edhe strategjia kombëtare me vemëndjen te anëtarësimi.

 

 MAJLINDA DHUKA

 

MINISTRE E SHTETIT DHE KRYENEGOCIATORE

 

Gjashtë prioritete madhore parashikohen për vitet 2022-2030, integrimi evropian, lufta ndaj korrupsionit, energjia, bujqësia, turizimi dhe digjitalizimi.

 

Me fillimin e procesit të përshtatjes së legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian me peshë kryesore te kuvendi, për 2023 janë një numër i konsiderueshëm projekt-ligjesh që do t’i nënshtrohen konsultim publik përgjatë gjithë vitit. Mes tyre janë ai për koncesionet, partneritetin publik-privat, prokurimin publik, kodin e familjes, kodin penal apo ai për mbrojtjen e të dhënave personale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *