E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Reforma zgjedhore ul Bashën me diplomatët e huaj në Tiranë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi këtë të premte një takim me ambasadorët e huaj në vendin tonë. Të pranishëm ishin ambasadori i BE Luigi Soreca, perfaqesuesja e ambasades së SHBA në Tiranë, Leyla Moses Ones, si dhe përfaqësues diplomatikë të disa vendeve të BE-së.

Fokusi i diskutimeve mes tyre ishte Reforma Zgjedhore. Në takim kanë qenë pjesë edhe përfaqësues të PD-së, si Oerd Bylykbashi, sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe ish-deputetët, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

Pak ditë më parë, mazhoranca dhe opozita u ulën në një tryezë politike, ku përmbyllën dhe kalendarin e punimeve për reformën zgjedhore. Ky draft duhet të miratohet pa asnjë ndryshim dhe me konsensus të plotë në seancën pleanare në Kuvend deri më 15 mars.

Vazhdo të lexosh

Reklamë