Subscribe

Kur kane mbetur edhe 10 dite nga afati per mbylljen e reformes zgjedhore , ambasadoret kane nenvizuar rendesine e konsensusit per ceshtjen e vetme qe ka bashkuar ne nje tryeze opoziten dhe mazhorancen.

4 perfaqesuesit politike; Gjjiknuri, Bylykbashi, Vasili e Rudina Hajdari kane raportuar para diplomateve per ecurine e ndryshimeve ligjore per zgjedhjet dhe mesohet se ambasadorja amerikane Yuri Kim ka theksuar se nuk ka fitore 100% te paleve por i rendesishem eshte qendrimi ne tavolinen e bisedimeve.

Te njejtin mesazh ka percjelle per mediat edhe ambasadori i OSBE,  Borchard.

 

BERND BORCHARDT

 

KRYETAR I PREZENCËS SË OSBE

 

Ne ftuam Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së dhe organizatat mike si Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe Kombet e Bashkuara për t’u informuar më së miri për mendimet e partive të ndryshme të përfshira në reformën zgjedhore. Nga ana tjetër, donim t’i nxitnim negociuesit që të bëjnë kompromise.

 

Nje nga ceshtjet e diskutuara ne takim ka qene edhe propozimi i pd per pezullimin e vetingut per gjyqtaret e kolegjit zgjedhor. Mesohet se ambasadori i BE, Soreca ka bere pyetje per kete ceshtje dhe ne lidhje me reformen ne drejtesi e cila eshte pjese e kushtetutes se Shqiperise.

Nderkohe qe ambasadori i OSBE, deklaroi se diplomatet derguan nje mesazh te qarte per respektimin e kushtetutes. Por opozita ka sqaruar se propozimi i saj synon garantimin e nje gjykate te paanshme duke iu referuar raportit te ODIHR qe ve ne dukje se gjyqtaret e kolegjit ne 2019 ishin ne presionin e vetingut.

 

 

 

DAMIAN GJIKNURI

 

 Jemi të gatshëm për kompromis, për çdo propozim i opozitës që nuk vë në dyshim Kushtetutën e Shqipërisë, nuk çakordon të gjithë kuadrin institucional shqiptar në funksion të zgjedhjeve, sepse nuk mund të vësh në pikëpyetje të gjithë shtetit shqiptar në funksion të zgjedhjeve dhe së treti që propozimet të jetë në linjë me standarde me OSBE/ODIHR dhe të realizueshme, pra të jenë të implementueshme. 

 

Ajo qe bie ne sy ne kete periudhe vendimtare per reformen zgjedhore eshte forcimi I pozicionit politik nga secila prej paleve. PD ne takim krahas propozimeve te saj per gjyqesorin, prokurorine, teknologjine ka vene theksin tek qeveria kujdestare; nderkohe qe per socialistet kjo eshte nje ceshtje e papranueshme.

 

 

DAMIAN GJIKNURI

 

GRUPI I PUNES PER REFORMEN, PS

 

Unë besoj se nëse ka vullnet dhe PD siç thotë populli, “të vijë me këmbë në tokë” për disa gjëra, kompromisi është shumë i arritshëm. Pra të kërkojë gjëra që janë të bëshme, gjëra që janë të realizueshme, gjëra që bëjnë sens dhe janë në përputhje me standardet ligjore ndërkombëtare. Unë besoj që kompromisi është shumë i mundshëm dhe ne jemi të gatshëm ta ofrojmë atë.

 

Pas dy dite grupi I punes do te mblidhet serish per te diskutuar administraten zgjedhore dhe sistemin e elektoral.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *