Subscribe

Reforma Zgjedhore ka qenë diskutimi i ditëve të fundit në politikën shqiptare, teksa një takim i kryetarëve të komisionit të posaçëm për këtë reformë, Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri pritet të premten.

Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa, ka qenë i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Aleksandër Furxhi.

Ai ka thënë se PD ka paraqitur propozimet e saj për reformën, që adresojnë ndër të tjera edhe problematikat e vëna në dukje nga OSBE-ODIHR.

Pyetje: Cili nga rekomandimet e OSBE-së të bëra në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, është më i rëndësishëm për Partinë Demokratike zyrtare.

Partia Demokratike ka ardhur me një paketë të gejrë propozimesh që mendojmë se janë të domsodshme për zhvillimin e një debati konstruktiv dhe adresimin e problematikave të ardhura nga OSBE dhe këto propozime janë tashmë të qarta për qytetarët shqiptarë, që lidhen edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që është heqja përfundimtare e herësit dhe hapja e listave dhe përveç kësaj ne kemi kërkuar edhe votën e qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Gjithashtu për të mundësuar dhe për ta bërë më të lehtë barazinë e votës ne kemi kërkuar edhe votim dhe numërim elektronik që të shmangim atë problematikë me 85 mijë vota të pavlefshme që dolën në vitin 2021. Kemi kërkuar edhe një zonë elektorale, ku barazia e votës të jetë në themel të jetë në themel të kësaj reforme.

Pyetje: Kjo është një element i ri dhe i paeksperimentuar në Shqipëri, një zonë elektorale e vetme në sistemin proporcional. Përse është e rëndësishme, përse duhet bërë kështu?

Sepse, po marr rastin konkret, në Vlorë një deputet del me 8500 vota, në Kukës duhen 13 mijë vota që të dalë një deputet, ndërkohë që pesha në parlament është e njëjtë dhe ata kanë një votë. Duke bërë të mundur Shqipëria një zonë elektorale ne heqim përfundimisht duke garantuar vleftësinë e votës së qytetarëve shqiptarë në çdo zonë të territorit të Republikës së Shqipërisë, por mundësojmë edhe votimin e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët mund të votojnë në mënyrë të barabartë si gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë.

Pyetje: Duke zbatuar vendimin e Gjykatës Kushteteuse, për heqjen e asaj që quhet herësi, që nuk ëhstë fortë e lehtë për ta kuptuar për publikun e gjerë, por ideja është që duke zbatuar këtë vendim do të shkohet drejt listave të hapura, secili kandidat që do të ketë emrin në listë do të luftojë që të ketë sa më shumë vota, pse mendoni se ka ardhur koha për këtë element ndërkohë që PD gjithë këto vite nuk i ka pasur përzemër listat e hapura.

Gjithmonë ka një herë të parë. Këto janë kërkesa të qytetarëve shqiptarë të cilët kanë të drejtë të shohin në Parlament përfaqësuesit e tyre, të cilët i kanë zgjedhur me votën e tyre. Çdo qytetar që shkon dhe i drejtohet kutive të votimit do të shohë veten të përfaqësuar aty dhe kur janë listat e hapura, kandidatët që kanë marrë më shumë vota do të përfaqësojnë qytetarët shqiptarë në Parlament. Ky është nje moment kyç në konceptin tonë, i cili do të mundësojë përfaqësimin më të gjerë të qytetarëve dhe duke u hequr pushtet kryetarëve të partive në Parlament dhe duke ia dhënë atë qytetarëve. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *