Gjatë Aktivitetit të Projektit “Drejtësi për të gjithë”, amabasadorja amerikane, Yuri Kim rikonfirmon mbështetjen e SHBA-ve për vijimin e reformës në drejtësi dhe aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

 

Ajo tha se është angazhuar personalisht si përfaqësuese e SHBA për të bërë gjithçka që mundet për të promovuar këtë reformë si një mjet për të arritur një të ardhme më të drejtë, më demokratike dhe më të sigurt për shqiptarët.

 

“Më lejoni të jem e qartë: SH.B.A. e mbështet plotësisht reformën në drejtësi të Shqipërisë dhe aspiratat e anëtarësimit të saj në BE. Ne jemi me ju krah për krah. Unë jam angazhuar personalisht si përfaqësuese e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të bërë gjithçka që mundem për të promovuar këtë reformë si një mjet për të arritur një të ardhme më të drejtë, më demokratike dhe më të sigurt për shqiptarët. Projekti “Drejtësi për të gjithë” ka qenë njëri prej angazhimeve të shumta të SHBA-ve për të mbështetur reformën në drejtësi të Shqipërisë. Mbështetja jonë do të vazhdojë”, theksoi diplomatja Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *