Subscribe

Ne Tirane nisin investimet për t’i dhënë zgjidhje furnizimit me ujë ne zonat e mbipopulluara. Pas financimit te BERZH per dyfishimin e kapacitetit te Bovilles dhe ndërtimit te linjës se re per zonën e Astirit, kryetari i bashkisë ka njoftuar nga Stokholmi investimet ne kuadër te reformës se madhe te ujit.

 

 “Kemi nisur fazën e parë të investimeve me BERZH-in, që përkthehet në dyfishim të kapacitetit të Bovillës, si edhe vendosjen e linjave të transmetimit nga Bovilla drejt Astirit, Unazës së Re, që kanë qenë zonat më problematike të Tiranës, kryesisht të furnizuara me ujë pusi, por që tani janë rritur tej mase në popullsi. Jemi gati të propozojmë një paketë të dytë për UKT-në. Ambicia jonë është që brenda 5 viteve, nga fillimi i këtyre investimeve, të kemi ujë 24 orë në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

 

Per  furnizimin 24 ore me ujë te kryeqytetit, Veliaj mbështet propozimin e hershem per shfrytëzimin e burimeve te Gurit te Bardhe.

 

“Propozimi tjetër ka të bëjë jo vetëm me rrjetin në zonën e Yzberishtit, por edhe me burimin e ri të Gurit të Bardhë, i cili do të sjellë në Tiranë një sasi të konsiderueshme uji, sidomos për Njësitë 1 dhe 2, të cilat aktualisht furnizohen vetëm nga Selita dhe burimet e Dajtit. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm për ndryshim, nuk do të vonojnë as financimet”

 

Velija deklaroi se Tirana ka rritur ndjeshëm arkëtimet ne ujësjellës, gjë qe do te ndikoje ne shtimin e investimeve ne kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *