Lulzim Basha po zhvillon këtë të martë një takim me ekspertë për Reformën Territoriale.

 

I pranishëm në këtë tryezë është edhe anëtar i grupit të punës për Reformën Territoriale, Roland Bejko, i cili theksoi se kjo reformë ka nevojë urgjente për analizë dhe për rishikim.

 

Bejko bëri me dije se PD do të fillojë një tur konsultimesh me qytetarët në 12 qarqet e vendit, ndërsa ka renditur një sërë problematikash që ka shkaktuar reforma aktuale territoriale.

 

“Është një nga reformat e rëndësishme për Shqipërinë. Të gjithë bien dakord që kjo reformë ka nevojë urgjente për një analizë dhe për një rishikim. Kjo reformë nuk ka reflektuar parimet e kartës evropiane. Kjo reformë centralizoi edhe më shumë pushteti vendor. U rrit varësia dhe kontrolli nga qeveria”, tha Bejko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *