E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Referendumi/ Përcaktohen vendet ku demokratët e Berishës do votojnë për shkarkimin e Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit ka thirrur rreth 76 mijë demokratët për të votuar shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD.

 

Në të gjithë vendin janë ngritur 106 qendra votimit. Procesi nis në orën 8:00 dhe përfundon në orën 17:00.

 

Reklamë

Sali Berisha dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar nuk do të votojnë si zakonisht në selinë e PD, por kanë zgjedhur një lokal pranë ambasadës amerikane për të votuar për shkarkimin e Bashës.

 

Shumica e kryetareve te degëve është në mbështetje të Lulzim Bashës dhe nuk e njohin referendumin, e për këtë arsye ditën e shtunë selitë e PD në rrethe do të jenë të mbyllura.

 

Më shumë video

Reklamë