Berisha ka ironizuar rezultatin e votimit në njësinë nr.8 në Tiranë, e cila ka votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës.

 

Ish-kryeministri tha se Basha pati fatin e Ramiz Alisë, pasi në vitin 1991 kjo lagje, zonë ku Basha ka lindur, i rezervoi atij disfatën turpëruese.

 

“Fatin e Ramiz Alisë, historia përsëritet. Në vitin 1991 kjo lagje, ndër më demokratikët e kësaj toke i rezervoi diktatorit të fundit komunist disfatën turpëruese. Pas 30 vitesh, po kjo lagje i rezervon Lulzim bravës apo peng Bashës të njëjtin fat, me një dallim. Diktatori komunist nuk kishte nisur në atë lagje, kurse Lulzim brava ka lindur aty. E denatyralizoi, ky quhet procesi i denatyralizimit që i bënë demokratët e lagjes 8″, deklaroi Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *