E premte, 2 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Referendumi në Maqedoni, Meta: Votim historik, shqiptarët të tregojnë përkatësinë euro-atlantike

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zhvillimin e Referendumit në Maqedoni.

 

Reklamë

Përmes një postimi në profilin e tij social Meta, shkruan se është kjo është një ditë e rëndësishme për Maqedoni, qytetarët e saj janë thirrur të vendosin për të ardhmen e tyre.

 

“Sot, qytetarët e Maqedonisë janë thirrur të vendosin për të ardhmen e tyre. Pjesëmarrja sa më e madhe e tyre në referendum është vendimi i duhur, i mençur dhe i përgjegjshëm në këtë ditë historike për ta. Shqiptarët e Maqedonisë kanë sot sërish mundësinë të tregojnë përkatësinë e tyre euro-atlantike jo vetëm duke votuar qartësisht PRO, por sidomos duke marrë pjesë masivisht në këtë votim historik për të ardhmen e Maqedonisë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë