Subscribe

Paralelisht me perpjekjen per te ndryshuar sistemin zgjedhor ne tryezen e reformes elektorale, shoqëria civile ka ndërmarre nje levizje per te zhvilluar nje referendum per kete ceshtje. 12 përfaqësues te saj, mes tyre edhe anetare te Vetëvendosjes, i jane drejtuar zyrtarisht komisionit qendror te zgjedhjeve per referendum, pasi sipas tyre sistemi proporcional rajonal nuk ben përkthimin e sakte te votes ne mandate dhe favorizon dy partitë e medha ne dem te forcave te reja e per keto arsye duhet ndryshuar.

 

KRISTAQ KUME

GRUPI NISMETAR PER REFERENDUMIN

 

Menyra me e mire e mundshme per te realizuar kete eshte zhvillimi i nje refendumi te përgjithshem i konsideruar per nje ceshtje  te veçante dhe ceshtja e veçante eshte funksionimi I demokracisë përfaqësuese tek ne.

 

Por sistemi zgjedhor eshte ne kushtetute dhe ndryshimet ne ligjin themeltar te shtetit mund te çohen ne referendum vetem nga vota e 94 deputeteve. Per kete arsye qellimi i nismëtareve eshte thjesht te mbledhin mendimin e qytetareve duke u bere pyetjen;” a je dakord qe te ndryshohet sistemi zgjedhor per te barazuar fuqinë e votes dhe per t’iu krijuar me shume mundesi te zgjidhni me voten tuaj perfaqesuesit ne kuvendin e Shqipërisë e ne këshillat bashkiake.

 

KRISTAQ KUME

 

Eshte nje referendum i cili nuk vendos ndryshimin qe duhet bere ne kushtetute por vendos qe klasa politike te trajtoje problemin e ndryshimit, ndaj dhe pyetja ehste pak e gjate; te ndryshohet per te siguruar fuqine e votes dhe mundësinë qe ju te zgjidhni direkt përfaqësuesit tuaj.

 

Aktualisht Shqipëria nuk ka nje ligj per referendumet dhe rregullat per zhvillimin e tyre jane parashikuar ne nje kapitull te kodit zgjedhor ne vitin 2003. Procedura eshte e gjate dhe hallka e pare qe duhet te jape miratimin eshte komisioni qendror i zgjedhjeve.

 

BLEDAR SKENDERI

ANETAR I KQZ

 

Ne procedure parashikohet qe nje komision nismetar prej 12 zgjedhësish bejne nje kërkese drejtuar komisionit qendror te zgjehdjeve ku përcaktojnë ceshtjen e rendesise se veçante qe do te shqyrtojnë. Gjithashtu ligji parashikon qe nismetaret te parashtrojne qëndrimin e tyre per kete ceshtje. Ne momentin qe KQZ merr vendim per vazhdimin e procedurave kerkohet qe 50 mije zgjedhes te firmosin e kqz verifikon nënshkrimet e tyre ne nje mbledhje te saj. Pas verifikimit nga ana e kqz te kesja procedure, KQZ njofton presidentin e republikes dhe Gjykatën Kushtetuese. Dhe  gjykata kushtetuese eshte organi i cili brenda 60 ditësh duhet te dale me nje vendim nese referendum eshte i ligjshem apo jo.

 

Por mungesa e Gjykatës Kushtetuese eshte vetem nje prej problemeve me te cilat do te përballen nismetaret e referendumit. Ka nje arsye pse ne Shqipëri nuk ka pasur asnje referendum prej vitit 1998, kuadri ligjor e ben shume te veshtire ose pothuaj te pamundur zhvillimin e nje referendumi.

 

Se pari nismetaret kane nje muaj kohe per te marre miratimin e KQZ, per te mbledhur 50 mije firma e per tu verifikuar ato; meqenese kjo eshte e pamundur, procedura do te shtyhet per vitin tjeter.

 

Dhe se fundi qe nje referendum te fitoje sipas ligjit duhet te votojne pro tij te pakten nje e treta e zgjedhësve qe jane te regjistruar ne regjistrin kombetar. Por regjistri kombetar  perfshin edhe emigrantet dhe numri I votuesve eshte 3 milion e gjysem; dhe sipas ligjit qe ky referendum te fitoje duhet te marre  1 milione 166 mije vota pro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *