Subscribe

Ajo që u paralajmërua nga ndërtuesit, u bë realitet. Ndërtimi është sektori me rënien më të madhe të ndjesisë ekonomike për muajin shtator.

 

Banka e Shqipërisë, në vrojtimin e saj mbi bizneset dhe konsumatorët, ka evidentuar se treguesi i ndjesisë ekonomike në muajin që lamë pas ra me 2.4 pikë krahasuar me gushtin.

 

Shkak u bë përkeqësimi i besimit në sektorin e ndërtimit, i cili shënoi rënien më të madhe nga të gjithë sektorët, por ndikim negativ dha edhe sektori i shërbimeve.

 

Ky përkeqësim, sipas kompanive të treg, lidhet me efektet e çmimeve të reja të referencave, që hynë në fuqi në muajin gusht.

 

ILIR HEBOVIJA

SHOQATA E NDERTUESE

 

Ne e kishim paralajmëruar. Muaj gusht, por dhe shtatori solli amulli si tek kompanitë ashtu edhe tek biznesi i ndërtimit. Të gjithë hezituan për shkak të referencave të reja, të cilat rriten kostot në mënyrë të ndjeshme si për kompanitë ashtu edhe për konsumatorin final. Deri në qartësimin e këtij vendimi të papritur për Tiranën, paqartësia u reflektuar tek të gjithë aktorët e tregut.

 

Sipas bankës së Shqipërisë, rënia e këtij treguesi në sektorin e ndërtimit lidhet me vlerësimet jo shumë optimiste për këtë aktivitet. Niveli i porosive në këtë sektor pësoi rënie thotë banka e Shqipërisë, gjithashtu edhe pritshmëritë për punësim në të ardhmen  janë të ulëta. Ndërsa çmimet pritet të rriten

 

Ne mendojmë se situata tashmë është e qartë, pavarësisht rënies së këtij treguesit, sërish kërkesë-oferta në vendin tonë është e lartë. Ndaj mendoj së sektori do t’i rikthehet besimi për ecuri pozitive të mëtejshme.

 

Vrojtimi i bankës konstaton se kërkesa e ulët në të ardhmen nga ana konsumatore ka bërë që edhe dega e shërbimeve të këtë një besim të ulët. Sektorët që kanë rezultuar me pritshmëri pozitive janë industria, tregtia. Treguesi i ndjesisë ekonomike është një barometër, që tregon prirjet e sektorëve për muajit në vijim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *