E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rebelët sulmojnë tempullin, vriten dy murgjë budistë

Dy murgjë budistë janë qëlluar për vdekje dhe dy të tjerë janë plagosur brenda një tempulli në Tajlandën jugore.

 

Sipas dëshmitarëve murgjit u vranë nga një grup personash të armatosur të veshur me të zeza, të cilët mbërritën me motoçikleta përpara tempullit Ratanaupap.

 

Reklamë

BBC thotë se deri më tani askush nga grupet rebele nuk e ka marrë përsipër sulmin që ndodhi në provincën Narathiwat pranë kufirit me Malajzinë.

 

Rreth 7,000 njerëz, kryesisht civilë, janë vrarë që nga fillimi i kryengritjes në 2004 të separatistëve myslimanë të cilët po luftojnë ndaj shtetit Thai.

 

Dhuna në rajon ka rezultuar me vdekjen e të paktën 23 murgjve, sipas grupit të fushatës Human Rights Watch (HRW).

Vazhdo të lexosh

Reklamë