Subscribe

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dha detaje për krimin që tronditi Tiranën mëngjesin e kësaj të enjteje.

 

Nga vendi i ngjarjes, Jaupi deklaroi për mediat se Përparim Ademi i ka vrarë motrat me automatik dhe më pas është larguar në këmbë.

 

Sipas shefit të policisë, gjithçka ka ndodhur në sy të fëmijëve të mitur të njërës prej motrave.

 

“Sapo shkuam në vendin e ngjarjes, konstatuam që kemi dy viktima. Autori ka gjuajtur disa herë me armë zjarri automatik. Pasi kreu vrasjen, e la automatikun në banesë dhe është larguar në këmbë mbrapa pallatit me ecje të shpejtë. Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe dy fëmijët e viktimës. Ende nuk i kemi të saktësuara moshën e saktë, por në dukje janë të mitur, midis 16-18 vjeç.”

 

Arratia e Përparim Ademit nuk zgjati shumë. Ai i qëlloi për vdekje motrat sepse njëra prej tyre refuzonte bashkëjetesën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *