E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 27 minuta më parë
Sport

Reali synon trofeun e 12 në Europë, Isco titullar

MILAN, ITALY - MAY 28: Cristiano Ronaldo of Real Madrid lifts the Champions League trophy after the UEFA Champions League Final match between Real Madrid and Club Atletico de Madrid at Stadio Giuseppe Meazza on May 28, 2016 in Milan, Italy. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images) ORG XMIT: 637315041 ORIG FILE ID: 534987014

Rreal Madrid vjen në finalen e Champions League me petkun e kampiones së freskët të La Ligës, e po ashtu mbajtëse në fuqi e këtij trofeu duke shpresuar se do të fitojë titullin e dytë radhazi.

 

Stërvitja e fundit në Kardif shkoi qetë për Los Blankos të cilët i kanë rikupëruar të gjithë lojtarët që ishin të demtuar.

 

Reklamë

Nga këta Karvahal dhe Varan do të jenë titullar, ndërsa Bejl i cili është idhulli i vendasve në Kardif do ta nisë nga stoli për t’i lënë vend Isco që së bashku me Ronaldon do mbështesë Benzeman.

 

Në konferencën e fundit Zidan tha se ishte një ndeshje e barabartë teksa vlerësoi Juventusin si ekip shumë të fortë jo vetëm në mbrojtje, ndërsa Ramos e konsideroi një privilegj sfidën me bardhezinjtë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë