Reali “pushton” Anglinë! Përmbysje e madhe ndaj City-t, Juventus ia del ndaj PSV, bindin Dortmund e PSG

Manchester City-Real Madrid ishte ashtu sikuse pritej reklama më e mirë e Uefa Champions League.
Dy skuadra që kanë fituar tre edicionet e fundit të këtij kompeticioni, me dy trajnerë që janë më fituesit e këtij trofeu, me organikat të mbushura plot me yje, nga De Brojnë, tek Haland, e nga Mbappe, tek Vinisiues apo Rodrigo.
Suksesi 3 me 2 i madrilenëve në Angli, ishte fotokopje e asaj që ndodhi në gjysëmfinalen e 2022, kur Los Blanckos e përmbysën skuadrën angleze vetëm në frymën e fundit. Kështu ndodhi edhe këtë herë në fakt.
Reali kishte një ritëm më të lartë që në fillim duke shpërdoruar 2-3 mundësi të mira me Mbappe dhe Mendi, përpara se në të 19, vendasit të zhbllokonin shifrat me të zakonshmin Haland.
6 minuta më vonë Vinisiues godet travresën, ndërsa City ndryshon jo pak me aktivzimin e Foden në dëm të të dëmtuarit Girlish, pasi manovra angleze bëhet më agresive, por City humbet tre raste të pastra për shënim, më flagranti, traveresa e Ake.
Pas një pjesë të parë të mbyllur nën shenjën e Haland dhe Valverde e dyta nisi sërish për për anglezët që goditën në shtyllë me Haland.
Pastaj është radha e Mbappe për të dalë në skenë. Fillimisht gjen reagimin e Ederson dhe në të 60 shënon golin e barazimit.
Është një ndeshje mjaft dëfryese dhe me shumë raste, sidomos për Realin që humbasin mundësi të arta me Valverden dhe Belinghamm dhe nga ana tjetër tronditen nga goli i dytë me penallti i Haland.
Anceloti aktivizon Modric dhe Brahim Diaz dhe ky i fundit në të 86 ndëshkon ish skuadrën e tij. Por Reali nuk mjaftohet me kaq teksa në 93 bën të heshtë Etihadin, duke fituar një ndeshje të mrekullueshme e duke shkuar në sfidën e kthimit me një avantazh jo të vogël.
Sukses me rëndësi edhe pse pa shkëlqyer për Juventusin që mundi 2 me 1 në fushën e vet PSV. Suksesi i tretë radhazi i skuadrës së Tiago Motës mes kampionatit dhe europianit, me lojë që ende çalon, por shumë cinizëm.
Kështu ndodhi dhe në pjesën e parë në Alianz, kur në mometin më të mirë të miqve, ishte Mk Keni që zhbllokoi shifrat. Për të rikthyer ekuilibrat mendoi veterani kroat Ivan Perisic në nisje të pjesës së dytë. Mirëpo për t’i dhënë suksesin bardhezinjve mendoi 21-vjecari Belg Mbangula.
Në dy takimet e tjera nuk pati shumë histori. Dortmundi fitoi 3 me 0 në Lisbonë kundër Sportingut, falë dygolëshit të Girasi dhe një tjetër realizimi të Adejemit, sukses që e bën një formalitet thuajse takimin e kthimit në Gjermani.
E njëjta situatë edhe në derbin francez të champions, teksa PSG mundi në transfertë 3 me Brest falë golit të Vitinjes dhe dygolëshit të Dembele. Ndeshjet u transmetuan në Tring, ndërsa sfidat e kthimit luhen të mërkurën e ardhshme./vizionplus.tv




