Reali i Madridit konfirmon krizën e rende ne te cilën ndodhet duke u eliminuar ne çerekfinale e kupës se mbretit. Ne takimin e kthimit te transmetuar ekskluzivisht ne platformën Tring skuadra e Zinedin Zidan u mund ne Santiago Bernabeu 1-2 nga Leganes.

 

Te ashtuquajturit legjionarët kishin humbur takimin e pare ne shtëpi 0-1, por arritën nje kualifikim historik ne gjysmëfinale, fale golave ne fushën kundërshtare. Miqtë e filluan me mjaft autoritet takimin duke prekur shtyllën qe ne fillim me Bovo. Ne te kundërt, asnjë reagim nga kampionet e botes dhe pikërisht kete përgjumje te tyre e shfrytëzoi kundërshtari qe ne minuten e 31 gjeti avantazhin. Ishte Eraso qe shfrytëzoi nje gabim te Nacho duke e çuar topin aty ku Kiko Casilla nuk mundi te bënte dot asgjë.

 

Reagimi i vendasve erdhi vetëm me fillimin e pjesës se dyte kur pas nje aksioni model Lukas Vaskes-Karim Benzema, ky i fundit ktheu gjithçka ne baraspeshe. 7 minuta me vone, ne te 55-en ne nje goditje nga këndi, kapiteni Brazilian Gabriel shënoi golin e dyte duke i dhëne përsëri avantazhin Leganes. Zidan futi ne loje Modric dhe Borha Majoral, por rezultati nuk ndryshoi deri ne fundin e takimit. Shtypi spanjoll pas këtij poshtërimi ka vene ne bankën e te akuzuarve lojtaret, por mbi te gjithë Zinedin Zidan. Tekniku francez tashme i ka orët e numëruara dhe luan te ardhmen e tij pikërisht ne Champions kundër Paris Sg.

 

Skuadra tjetër qe preu biletën per ne gjysmëfinale ishte Valencia qe u mund ne Mendizorroza 2-1 nga Deportivo Alaves, por u kualifikua nga pika e bardhe e penalltive. Te tre golat u shënuan ne 15 minutat e fundit te takimit. Basket zhbllokuan shifrat ne minutën e 73 me Munir, por 4 minuta me vone Santi Mina barazoi shifrat. Ne minutën e 86 Ruben Sobrino kaloi edhe njëherë ne avantazh Alaves, i njëjti rezultat qe Valencia kishte arritur nje jave me pare ne Mestaja.

 

Shifrat nuk ndryshuan edhe ne 30 minutat e shtesës, ndërsa nga pika e bardhe ishte pikërisht autori i golit te dyte Ruben Sobrino qe humbi penalltinë decisive, ne rezultatin përfundimtar 2-3 per miqtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *